Berat Djimsiti ka shënuar golin e parë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, i cili ka ardhur në sfidën kundër Shakhtar Donetsk.
Pas një krosimi në zonë, topi përfundoi te Djimsiti, i cili e shtyu drejt rrjetës, duke kaluar në avantazh Atalantën në minutën e 21’.
Ky është një mesazh i mirë përpara grumbullimit të Kombëtares shqiptare, e cila do të ketë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë, me Djimsitin që pritet të rikthehet në skuadër, pasi nuk ishte i gatshëm për Sylvinhon në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi.
Top Channel