Deputeti i PS-së, Ilir Metaj në një intervistë në Ora News u shpreh për kërkesën e qeverisë teknike nga opozita se qeveritë nuk janë si uniformat e futbollistëve që ndërrohen në fund të pjesës së parë.
Metaj: Mund të quhet normale për ta që në çdo betejë apo pragbeteje të humbur të mundohesh të shpikësh ‘’Babale’’ padi për të rregulluar disi imazhin kur në fakt e vetmja gjë që bën është ajo që në vend që të vësh vetullat, nxjerr sytë.
Ata kur nuk janë gati për ti qëndruar argumentave dhe për të debatuar opinionet, gjejnë gjithmonë këto rrugët e shkurtra të konspiracioneve apo të padive qesharake duke u futur në rrugë pa krye.
Megjithatë kjo është rruga që ata kanë zgjedhur të bëjnë, më shumë se sa një forcë serioze politike alternative për të marrë përsipër të ardhmen e Shqipërisë, janë shndërruar në një zyrë padish qesharake sepse është e vetmja gjë që mesa duket dinë të bëjnë mirë.
Këto kërkesat e qeverive teknike tani janë bërë si ndërrimi i stinëve.
Qeveri teknike pse,m për çfarë arsye?
Qeveritë nuk janë si uniformat e futbollistëve që ndërrohen në fund të pjesës së parë për tu veshur të tjera në pjesën e dytë.