Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me kandidatin për President të SHBA-ve, Donald Trump në rrjete sociale kanë nisur montimet e para të fotove me humor të ndërthurur me ironi.
Rama, një ditë më parë u shpreh se nëse kandidati republikan Donald Trump, fiton zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ai do të ishte një kërcënim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBAve.
Në faqen satirike “Analize nga Andrea SteFunny”, është publikuar një foto ku Rama duket si terroristi i ISIS që kërcënoi Shqipërinë.
Pas saj të tjera foto ne Facebook janë publikuar me citime të ndryshme.