Aktivisti i Nisma “Thurje”, Pano Soko u shpreh në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini se ngjarjet e fundit të ndodhura në sallën e Parlamentit janë thjesht skenar që përsëriten sa herë që vijnë zgjedhjet.
Soko dha lajmin në RTSH që forca e tij politike, Nisma “Thurje” do të ndërtojë një koalicion të përbashkët për zgjedhjet politike në 2025 me subjektin tjetër, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.
Sipas tij, do të jetë një listë e hapura dhe e përbashkët.
“Ka një strategji elektorale që përsëritet përherë që ka votime. Nuk është se sot u irritua PD-ja me padrejtësitë e Ramës, apo ky i fundit e bëri tani kastile vetëm për të djegur sallën. Parlamenti tani po digjet sepse po vjen fushata elektorale. Frika mes këtyre partive nuk është kush fiton mes PD-se dhe Ps-së por lufta ndërmjet të resë dhe si do qëndrojnë këta të vjetrit me të njëjtat parametrat që kanë 30 e kusur vite. unë dua ti them gjithë shqiptarëve që mos të tërhiqen dhe emocionohen nga këto skena sepse është thjesht spektakël dhe më mirë të shohin një telenovelë turke sesa të shikojnë telenovelë shqiptare. Pra nuk ka asnjë jashtë skenarit. Skenari do të vazhdojë, do të aprovohet situata me qëllim që mos të lënë njeri tjetër të futen në mes. Nisma “Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet” do të futen me një listë të hapura të përbashkët duke qenë në koalicion
/a.r