FIFA dhe UEFA do ta vizitojnë Kosovën gjatë muajit prill.Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se me 12 deri me 14 prill të këtij viti, zyrtarë të FIFA’s e UEFA’s do ta vizitojnë Kosovës.
Sipas FFK’së, delegacioni i përbashkët i FIFA’s dhe UEFA’s do të njoftohet më gjerësisht për zhvillimet e futbollin në Kosovë.FFK njofton se delegacioni i i FIFA’s e UEFA’s, do të takohen edhe me krerët e institucioneve shtetërore.
“Një delegacioni përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s në përbërje të Senesh Erzik, Kryetar i Komsionit të Asociacioneve të FIFA-s, me Peter Gileron kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës, nga FIFA dhe Costakis Koutsokoumnis nga Qiproja dhe francezi Thiery Favre nga UEFA , do të vizitojnë Kosovën, përkatësisht FFK-në më nga data 12 deri më 14 prill.
Delegacioni do të ketë takime me krerët e FFK-së KE ku do të njoftohet me zhvillimet në futbollin e Kosovës. Delegacioni do të ketë takime edhe më krerë të institucioneve shterërore, shkruhet në Komunikatën e FFK’së, citohet Express.