Pasi deputetët e opozitës dogjën karriget dhe bllokuan foltoren ditën e sotme në senacën plenare, një reagim ka ardhur edhe nga Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Tualant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se dhuna në Kuvend porositet nga Sali Berisha. Sipas tij, dhuna e opozitës është në favor të mazhorancës, e cila vetëm ecën përpara.
“Sa herë Shqipëria gjendet para një momenti historik, siç presim me padurim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare pas pak ditësh në Bruksel, mes Shqipërisë dhe BE, përsëri Sali Berisha ka porositur dhunë.
‘Marrëzia është bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme’ thoshte Ajnshtajni. Edhe me dhunën e Saliut, rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Sa më të dhunshëm bëhen, aq më të vendosur jemi ne për të ecur përpara në rrugën tonë, pasi sot kjo është e vetmja rrugë që afron Shqipërinë me Europën.
Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për ne, sepse askush nuk voton për partinë e dhunës dhe destabilitetit, as në Shqipëri e as në diasporë”, shkruan ai.