Paro Laçi tregoi në ‘Studio Live’ se si u dogj me urdhër të Berishës gazeta ‘Koha Jonë’. Laçi në atë kohë punonte në gardën e republikës dhe me urdhër të Berishës u dhunuan gazetarët dhe dy prej tyre ishin të huaj.
‘Koha jonë bën një shkrim, ku ishin marrë disa para me një shkresë që u firmos në emër Albert Brojkës, ish kryetari të Bashkisë Tiranë, kërkohej për një spektakël dhe kishte dhënë firma piramidale 50 milion lekë. Nuk ishte firma e Brojkës. Ai u ndje i revoltuar. Në moment u bë një debat tek Koha jonë, dhe Brojka tha nuk është firma ime. U bënë gati për shkrim tjetër që Brojka nuk ka firmosur. Po nxirrte disa fakte që u dhanë lekë për një spektakël fushate të PD, iu drejtua me shkresë firmës piramidale. E pastaj një fjalë thanë gazetarët dhe fut e bjer gazetarëve. Ata paskan pasur një strukturë të dytë dhe nxorën shkrimet të nesërmen. Rrahëm dy gazetarë të huaj dhe i morëm kamerat. Berisha na tha bëtë mirë që i rrahët, por kthejini kamerat. I rrahëm me shkop kaptinës. Në atë periudhë të rrihte Berisha jo rroba e shtetit. Fut e bjer. Po shanin regjimin e Berishës.’
Dhe ju gardistet keni zbatu urdhera kundra ligjit. Cudi si nuk reagun sto qe ju rrafet atehere