Tastierat e Apple janë bërë shumë të holla, por së shpejti ato pritet që të largohen plotësisht.
Një patentë e krijuar nga Apple shfaqë një laptop të ngjashëm me MacBook i cili përmban një sipërfaqe të hollë me prekje, ku do të duhej të ishte tastiera e zakonshme me butona.
Kjo shpikje është një strukturë me prekje për pajisje elektronike, e cila largon butonat e zakonshëm të tastierës dhe e bënë laptopin krejtësisht një pajisje me prekje, transmeton Gazeta Express.
Tastiera e tillë përdorë një teknologji e cila i ndjen lëvizjet e gishtave të përdoruesit në sipërfaqe. Një motor i hollë më pas vibron për t’i dhënë përdoruesit përgjigje ndaj asaj që është duke prekur.
Patenta sugjeron se teknologjia e tillë do të përdoret për tastierat e laptopëve. Një shpikje e tillë largon butonat e zakonshëm të tastierës dhe e bënë tastierën krejtësisht të rrafshët dhe me prekje.