Sot pritet një ditë e ngjeshur me aktivitete politike dhe legjislative. Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme (30 Shtator), do të kalohet në seancë plenare në orët e pasdites (17:00).
Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.
Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar që pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 Shtator, me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, se s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta.
Nuk dihet nëse ky aksion politik do të nisë që ditën e sotme, por më herët opozita e ka ndjekur strategjinë e bllokimit të seancave, deri në flakadanë, fishekzjarrë dhe vënie zjarri në sallë.
Protesta e parë kombëtare është lajmëruar për të hënën e 7 Tetorit, me strategji bllokimi dhe paralizimi të jetës jo vetëm parlamentare dhe ligjislative, por deri në mosbindje civile, në rrugë kombëtare dhe sheshe.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka firmosur urdhrin për mbajtjen e saj që prej datës 26 Shtator dhe është e parashikuar në kalendarin e punimeve të miratuar më herët, periudha 23 Shtator-11 Tetor.
Në rendin e ditës sot parashikohen diskutime të deputetëve si më poshtë: