Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një tjetër drejtues të lartë të Hezbollahut në sulmet e së shtunës ndaj Libanit.
Nabil Qaouk, kreu i Këshillit të Sigurisë Parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kryesor i Këshillit Qendror u vra nga sulmet me avionë luftarakë.
Ndërkohë Hezbollahu nuk ka reaguar në lidhje me fatin e Qaouk. Ushtria izraelite e përshkruan Qaouk është një person i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në promovimin e terrorizmit kundër Izraelit.
Kujtojmë se Izraeli vrau dje udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ndërsa pavarësisht kësaj vijuan sulmet ndaj shënjestrave të Hezbollahut ku të paktën 15 persona u vranë.
Vrasja e Nasrallah dhe jo vetëm ka sjellë reagimin e Iranit, shteti që furnizon dhe financon Hezbollahun, duke paralajmëruar hakmarrje.
/a.r