Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, po kalon një moment mjaft të mirë me Dinamon e Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.
27-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28 në duelin ndaj Botosanit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0 për vendasit.
Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Selmanin, në 11 javë të luajtura. Shqiptari i Kosovës, është shndërruar në një lider te ekipi i tij, që në 10 javë ka siguruar 16 pikë dhe është pozicionuar ndër ekipet pretendente për titullin kampion.