Në një videokonferencë me gazetarët këtë të shtunë, Sali Berisha komentoi burgosjen e Ervin Salianjit një ditë më parë.
Por më tepër se vetë Salianji, të premten sipas Berishës e kanë patur të vështirë shqiptarët e ndershëm.
“Mbrëmë, nënkryetari i grupit parlamentar të PD, një deputet i ri, guximtar, i cili nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare, përveç detyrës, misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD, si deputet i zgjedhur i tyre dhe nënkryetar grupi, u burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit antikushtetues, antiligjor, të gjykatës së kontrolluar fund e krye nga Edi Rama.
Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafa, të lidhur kokë e xhep me Edi Ramën.
Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre, pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmëri, të cilët konsiderojnë trafiqet e drogës dhe kriminale, konsiderojnë lidhjet e pushtetit me trafiqet dhe krimet, si një nga kërcënimet më serioze të tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre” – tha Berisha.
/a.r
Ne fakt shumica derrmuese e shqiptareve ben nje gjume per t’a mbajtur mend, njelloje sic pas nje mbremje festive te vecante!