Sot rreth orës 14:50, është marrë një njoftim për një nxënëse 10-vjeçe që ishte larguar nga shkolla e saj në zonën e Freskut pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 u angazhuan menjëherë për të gjetur vajzën. Policia përdori shërbime të terrenit dhe këqyri kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës për të ndihmuar në lokalizimin e saj.
Pas disa orëve kërkimesh intensive, 10-vjeçarja u gjet në banesën e gjyshërve të saj në zonën e Laprakës. Ajo u intervistua në prani të prindërve dhe psikologëve, ku deklaroi se ishte larguar nga shkolla me dëshirë.