Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, ka komentuar dënimin me një vit burg, të Ervin Salianjit.
“Dje, drejtësia i bëri një nga shërbimet më të mira popullit dhe politikës shqiptare.
Rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara të “politikanit të ri” në tranzicionin shqiptar”, shkruan Hoxha.
Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019, e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale, dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.
/a.r