“Dëgjova pretendimet e PD për gjykim politik. Kjo e afërmja e Ballukut është e njëjta gjyqtare që i ka dhënë vulën Berishës mes konfliktit të Lulzim Bashës dhe Berishës. Si ka mundësi që kjo parti për të njëjtën gjyqtare kur fiton çështjen dhe merr vulën, do kishte humbur 34 vite investim, nuk del të thotë që vulën ma dha kunata e ministres. Ditën që kjo gjyqtare shpall një vendim që nuk është pro interesit të tyre dalin e denigrojnë.
E padrejtë që ti kujtohet kësaj gjyqtareje lidhja politike. Një drejtësi e vonuar shpesh here është një drejtësi e moshuar dhe në kujtesën tonë. Duke qenë se kanë kaluar afro 10 vite që kur ka ndodhur kjo vepër penale, neve na zbehen pasojat, rrethanat provat, dëshmitarët, faktet.
I vetmi interpretim që bëra unë lidhet me masën e dënimit dhe me drejtësinë proporcionale që në gjykimin tim duhet të ketë peshë rrezikshmëria shoqërore e veprës. Kemi një lider politik, Sali berisha, që është akuzuar për vrasjet e 21 janarit, 26 vrasjet dhe 300 plagosjet në Gërdec, dhe në të dyja çështjet penale nuk është thirrur as në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen dhe jo më të merret i pandehur.
Tjetri është hetuar për thesarin, transferta bankare, pastrim parash, lidhjet me Rusinë, financime ruse, qoftë Meta-Berisha. Po të më thonë mua kush ka rrezikshmëri shoqërore, kjo nuk do të thotë që hedh poshtë vendimin e gjykatës, por gjykoj standardin që vendoset. Janë disa persona që janë të paprekshëm në Shqipëri.
Këta nuk guxon njeri ti dënojë dhe çoje në burg, Salianji futet te njerëzit e prekshëm që drejtësia nuk e ka frikë, Berishën dhe metën e kanë frikë, prandaj janë atje ku janë dhe do vazhdojnë drejtimin politik. Këtë e përdorën, e ndëshkuan, e masakruan dhe jemi në këtë situatë. Drejtësia është e vlefshme në çdo rast për të mbyllur çdo precedent, por nga ana tjetër nuk është aq e drejtë”, tha Spahiu.