Me luhatjen e temperaturave, por dhe rikthimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla janë shtuar dhe pacientët që i drejtohen qendrave shëndetësore.
Rreth 9700 të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, ku rreth 7 mijë prej tyre me probleme respiratore të rrugëve të sipërme, kanë raportuar qendrat shëndetësore në vend pranë Institutit të Shëndetit Publik në një javë. Më të prekur janë moshat nga 1 deri në 4 vjeç ndjekur nga foshnjat.
Ndryshe nga fillimi i muajit kur shqetësimet më të shpeshta ishin ato të traktit tretës aktualisht pediatrit në Tiranë thonë se ankesat që të vegjlit praqesin janë të tjera.
Mjekët thonë se rastet janë menaxhuar në kushte ambulatore dhe nuk ka pasur nevojë për shtrime në spital.
Në raport me javë me parë vihet re një rritje me rreth 20 % të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Numër më të lartë të prekurish ka në qendrat më të mëdha urbane