Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg e Gjykatës së Shkallës së parë për deputetin e PD-së Ervin Salianji.
Demokrati Saimir Korreshi, në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, u shpreh se Gjykata e Apelit nuk ishte gjykata kompentente për të marrë këtë vendim mbi deputetin Salianji.
Më tej ai theksoi se vendimi marrë nga Apeli mund të ishte konvertuar në shërbim prove, ose komuniteti.
“Kjo nuk ka qenë as gjykata kompetente për të marrë vendimin mbi Salianjin. Duhet parë ky problem procedural. Ne do të shohim vijimin e procesit. Vendimi mund të ishte konvertuar në shërbim prove, komunitete.”, u shpreh Korreshi.
I ftuar ishte edhe juristi Jordan Daci, i cili u shpreh kundër vendimit, duke argumentuar se Salianji nuk ka asnjë të shkuar negative.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili e quajti “hakmarrje”.
Ju nuk jeni jurist por militant . Salianji e ndertoi hyrjen ne politik me mashtrime dhe nje nga keto ishte procesi babale. E din Koreshi qe mbante sallatorin ne kuvend qe ne mashtrimin e tij militantet dogjen dhe shkaterruan nje pjese te instituciobeve. Gjykata dhe nje vendimin bazuar ne prova dhe i preu rrugen mashtrimit per te ber qpolitik. Te shkoj ne burg se shumica e shqiptare e urrejne opoziten Bajate te Salianjit dhe te juaj