Sot Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për dënimin e deputetit të PD-së Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka. Ky i fundit në një intervistë në News 24 shprehet se tashmë u konfirmua se “jemi në diktaturë”. Sipas tij, Rama jep sot mesazhin se “ju kam në dorë dhe mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”.
Edi Paloka: Ne tashmë jemi në diktaturë dhe kjo u konfirmua sot. Vendimi është marrë me kohë për çështjen e Ervin Salianjit. Sot është dhënë një mesazh për të gjithë. Rama thotë mesazhin se “unë iu kam në dorë”, kontrollon drejtësinë, mos hapni gojën, se do përfundoni në qelitë e burgut. Ky është mesazhi i qartë për këdo nga ne
Vëllai i Fatmir Xhafajt është në burg. E zëmë se e gjitha është false. Deputeti ka bërë denoncim publik dhe për këtë është dënuar me burg, edhe Apeli e ka konfirmuar. Ndërsa, ne kemi parë dhe kriminelë që Apeli ka qenë më i butë. Tashmë jemi në diktaturë. Fatmir Xhafaj duhet të ishte jashtë Parlamentit, por drejton Komision në Parlament për Reformën në Drejtësi dhe në sy të ndërkombëtarëve.