Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato shprehu edhe njëherë mbështetjen për Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqëverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, komision i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Deklaratat ambasadori i BE i bërë gjatë një takimi sot në Kryesinë e Kuvendit, të thirrur nga kryetarja Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura.
“Është shumë i rëndësishëm fokusimi i bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Dhe duhet të ketë diskutime të rregullta siç janë të theksuara edhe në raport. Për të konsoliduar më tej implementimin e këtyre reformave në harmoni me të gjithë detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Dhe këto reforma shoqërohen dhe plotësohen nga përpjekje për të parandaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Komisioni Antikorrupsionit që ju keni themeluar tashmë është shumë i rëndësishm në këtë drejtim. Gjithashtu duhet të hidhen themelet për një sistem të pavarur dhe llogaridhënës”, deklaroi ambasadori i BE.
/a.r