Nga Ervis Iljazaj
Partia Demokratike pasi ka emëruar drejtuesit politikë të qarqeve të cilët kanë filluar takimet në zonat përkatëse, tashmë është duke bërë marrëveshje me aleatët e saj. Ditën e djeshme u njoftua një takim midis Flamur Nokës dhe Ilir Metës, ku thuhet se PD do ti orfrojë Parttisë së Lirisë 10 deputetë në vendet e sigurta. Përtej numrit, mbetet fakti që Partia e Lirisë me të gjitha gjasat do të jenë në një listë të përbashkët, gjë e cila duket një zhvillim normal i viteve të fundit në politikën shqiptare.
Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bashkë prej disa vitesh në betejat politike. Kjo lëvizje duket edhe logjike për të maksimizuar votat e qytetarëve shqiptarë. Pastaj se sa do të jetë nurmi ku deputetë të Ilir Metës do të jenë në vende të sigurta, ky është një diskutim tjetër dhe çështje e brendshme e Partisë Demokratike e cila duhet të ekuilibrojë pakënaqësitë brenda saj për këtë veprim pasi duhet të sakrifikojë disa vende deputetësh të sigurtë.
Megjithatë, problemi i Partisë Demokratike nuk janë as kandidatët për deputetë dhe as aleancat e saj politike. Edhe pse këto kanë një rëndësi të caktuar, problemi më i madh është mungesa e një kandidati për kryeministër. Vetëm 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare opozita shqiptare, ose më saktë opozita më e madhe, po shkon në garë politike pa një kandiat për kryeminstër. Vetë zoti Berisha ka deklaruar se ata do të futen në zgjedhje pa kandidat për kryeministër dhe pasi të fitojnë zgjedhjet do të bëhen primaret se kush do të jetë kryeministri. Kjo është një mënyrë për të thënë që ai do të jetë kandidati për kryeminsitër, por formalisht opozita nuk e ka një të tillë.
Mirëpo a mund të fitohen zgjedhjet pa një kandidat për kryeministër? Ky i opozitës shqiptare është ndoshta një rast i rallë ku një parti futet në zgjedhjet pa emrin e kandidatit për kryeminstër. Nuk ka vend tjetër në botë që nuk i paraqet qytetarëve të parin që do të qeverisë vendin, aq më tepër parti në botë që të fitojë zgjedhjet pa një kandidat për kryeminsitër.
Në politikën e sotme, lideri luan një pjesë të rëndësishme të votës qytetare. Shumica e njerëzve votojnë për lidershipin, për atë që do të qeverisë vendin, pavarësisht kandidatëve për deputetë, pavarësisht programit të një partie. Sepse dihet, programi, vizioni apo politikat ndërmerren nga ai që është përgjegjës për pushtetin ekzekutiv. Dhe këtë përgjegjësi qytetarët duhet ta kenë të qartë se cili është. Në të kundërt nuk përbën alternativë për qytetarët. Gjithmonë nese synimi është fitimi i zgjedhjeve dhe ardhja në pushtet.
Arsyet që Partia Demokratike është pa kandidat zyrtar për kryeministër, të paktën deri më tani, mund të jenë të shumta. Për shembull procesi gjyqësor i Kryetarit të PD, Sali Berishës, i cili e pengon që ai të shpallet përpara zgjedhjeve kandidat për kryeministër. Ose mund të jetë problemet që ai ka me ndërkombëtarët si pasojë e ‘non grata’-ve. Si mundet të jetë në Shqipëri një kanidat për kryeministër i izoluar ndërkombëtarisht?! Ose arsye më e thjeshtë, vetë Berisha e di që shpallja e tij si kanidat për kryeministër përpara zgjedhjeve i ul pikët opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj e lë të hapur emrin që do të ketë opozita si kanidat për kryeministër. Ose mund të jenë të gjitha këto arsye bashkë që e bënë të pamundur që Partia Demokratike të ketë kryetarin e saj kandidat për kryeministër.
Dhe kjo është një minus i madh në raport me kundërshtarin. Me sa duket opozita shqiptare, në këtë moment që flasim, për një arsye ose një tjetër, nuk arrin dot t’iu japë shqiptarëve alternativën e saj me një kandidat për kryeministër. Si mund të pretendosh të fitosh një garë politike pa alternativë?!