Policia ka rreshtuar në Belgjikë personin tjetër i cili ishte në kërkim nga autoritet për sulmet e nëntorit në Paris. Mediat belge raportojnë se Mohamed Abrini gjithashtu dyshohet se është personi që mbante kapele në sulmet e Brukselit.
Prokurorët thonë se ka pasur disa të arrestuar që kanë lidhje me sulmet më 22 mars në aeroport dhe metro ku mbetën të vrarë 32 persona. Disa media belge raportojnë se një prej të arrestuarve është i dyshuari që ka ndihmuar terroristët që hodhën në erë, por nuk është konfirmuar.
Autoritetet belge publikuan të mërkurën një video të re të “personit me kapele”, duke bërë thirrje për identifikimin e tij.
Abrini besohet se është filmuar në një karburant me Salah Abdeselam, që u arrestua dy ditë para sulmeve në Bruksel. Panorama