Nuk e ka menduar askush që kaq shpejtë Zinedine Zidanes mund t’i vije fundi si trajner i Real Madridit ku sot edhe vetë e konfirmoi këtë gjë.
Trajneri francez deklaroi sot para mediave spanjolle se nëse nuk arrin që ta përmbys rezultatin ndaj Wolfsburgut prej dy golash atëherë mund të jenë ndeshjet e fundit të tij për këtë sezon si trajner i madrilenëve, transmeton ORAinfo nga Mundo Deportivo.
“Nëse eliminohemi të martën është pjesë e futbollit. Do të jap llogari dhe do të vendosim në fund të sezonit. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e madhe deri më tani gjatë këtij sezoni” ka thënë Zidane./ORAinfo