Pasditen e 3 shtatorit, një 37-vjeçar me aftësi ndryshe në Biçukas të Divjakës u gjet i djegur në një kanal. Fatmirësisht, ai u shpëtua nga një banor i zonës, por gishtat i janë karbonizuar dhe ka pësuar dëmtime të rënda fizike.
Në redaksinë e “Stop” në Tv Klan ka mbërritur denoncimi i familjarëve të 37-vjeçarit. Ai thotë se ka qenë i shoqëruar nga një 48-vjeçar, bashkëfshatar i zonës, dhe pasi kanë pirë diçka në një lokal, kanë lëvizur me motorr. Fillimisht i janë drejtuar një farmacie bujqësore e më pas drejt kanalit që digjej.
Këtu fillon rrëfimi i tmerrshëm i 37-vjeçarit që deklaron se bashkëfshatari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, më pas e ka shtyrë për ta hedhur në kanalin e përfshirë nga flakët.
“Stop” ka marrë edhe versionin e të akuzuarit. 48-vjeçari pranon se ditën e incidentit, kanë qenë bashkë me viktimën, por mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale e ta ketë hedhur në kanal.
Gazetari: Ka ardhur një denoncim, në lidhje me një ngjarje, që ju jeni thirrur edhe në policinë e Divjakës, ku pretendohet, që keni qenë me Sokolin. Tani e vërtetë është, që keni qenë tek fusha, tek ara dhe si është djegur ai?
48-vjeçari i dyshuar: Jo ore! Ne kemi qenë në Lushnjë, jo tek fusha…
Gazetari: Se je kapur atje tek motorri, që e merr me motorr Sokolin. Po ku shkoni?
48-vjeçari i dyshuar: Në Lushnjë, kemi marrë ca ilaçe, jo tek fusha. Kemi qenë në Lushnje, kemi blerë dhe kemi ardhur. Më ka kërkuar ta ndaloj atje, e zbrita atje dhe ika në punën time…
Gazetari: Kaq?
48-vjeçari i dyshuar: Kaq!
Gazetari: Ai ka thënë edhe gjëra të tjera. T’i kanë thënë ata në polici?
48-vjeçari i dyshuar: Eeee, eee ato janë…,hë po janë…janë ato atje, i di dhe policia.
Gazetari: Ty të ka thirrur policia?
48-vjeçari i dyshuar: Qysh jo re, dy herë.
Gazetari: Po pse të akuzon ty ai? Ka ndonjë inat me ty, apo ndonjë gjë…?
48-vjeçari i dyshuar: Jo mo, s’kam gjë, po ai është gjysmak.
Gazetari: Ta kam fjalën, unë po mundohem si gazetar, që të kuptoj, pse ka inat me ty? Apo diçka, apo ka ndodhur vërtet?
48-vjeçari i dyshuar: Jo mo vëlla! Këto janë.., ai qenka me të meta mendore.
Gazetari: Ai thotë, që ai ka bërë edhe marrëdhënie seksuale?
48-vjeçari i dyshuar: Jo mo vëlla, eee ii…, më thanë mua atje, biles…
Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?
48-vjeçari i dyshuar: Jo ka, 20 ditë, mo burrë.
Gazetari: Po ku e le fiks atë ditë, çfarë vendi?
Ura në fjalë është me kilometra larg shtëpisë së 37-vjeçarit.
Gazetari: Pse e le atje? Pse donte të shkonte atje ai?
48-vjeçari i dyshuar: Të ikte, t’i binte për shhhh..,për shpi, se andej e ka shpinë ai…
Gazetari: Shtëpinë e ka këtej ai, e ka këtej shtëpinë, poshtë, drejt…
48-vjeçari i dyshuar: E ka lart, pra…
Gazetari: Tek kjo rruga drejt e ka, po ura është këtej…Po pse nuk e le tek shtëpia ti atë, por e le tek ura? Apo donte atje?
48-vjeçari i dyshuar: I ramë ngaaaa.., nuk kemi ardhur nga këtej…,kërkoi të zbresë aty dhe…
Gazetari: Ti e mohon, që mund të kesh kryer marrëdhënie?
48-vjeçari i dyshuar: Jo, jo, nuk bëhet llaf…
Gazetari: Ai thotë ka kryer marrëdhënie, më ka shtyrë me shkelm në kanal dhe më la atje, po tani kjo është një çikë si horror…!
48-vjeçari i dyshuar: Jo mo vëlla, jo, jo!
Puna e dobët e komisariatit të Divjakës ngre shumë dyshime për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Dëshmia e 37-vjeçarit nuk është marrë në prezencë të një psikologu apo psikiatri.
OPGJ: Në pyetje e mora unë Sokolin, për shkak se isha në Tiranë. E njëjta gjë do e pyeste dhe ai, po thjesht meqë isha në Tiranë, rastisa unë për shpejtësi veprimesh, e bëra unë, por çështjen e ka marrë ai Bertoni.
I infiltruari: Kishe psikolog me vete ta pyeste atë?
OPGJ: Kë?
I infiltruari: Sokolin!
OPGJ: Është marrë dëshmia pa praninë e psikologut, psikologu merret vetëm për fëmijët…
I infiltruari: Si ka mundësi d.m.th, s’e di si funksiononi, po ngaqë ai është liruar, ai tjetri, ne e pamë…
OPGJ: Tani nuk vendos unë atë, se lirohet apo jo, atë e vendos prokurori, se si e heton atë tjerin…
Personat që kanë dijeni nuk janë pyetur e po ashtu nuk janë marrë kamerat e bizneseve të zonës.
OPGJ: Po n.q.s ka ndodhur, do dalë, do arrestohet, për mua n.q.s,veprimet janë kry…, n.q.s del akti mjeko-ligjor që ky ka pas shenja kështu. Ashtu, ai është në burg direkt.
Vetë viktima është kqyrur nga mjekët ligjorë dy javë pas ngjarjes kur gjurmët e aktit mund të shuhen.
/a.r