Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, ku do dëshmonte mjeku Genc Byrazeri.
Pjesë nga debati në Komisionin Hetimor të Check-up mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecajt:
Ndreca: Ke 20 minuta që…
Vokshi: Kërko fjalën që të ta jap, nuk e merr dot vetë. Ta mbarojë Byrazeri
Ndreca-Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme, intimiduese
Vokshi -Kush je ti more që përcaktoke ligjin
Ndreca-Pyetjet e tua janë orientuese, intimiduese, kërkojnë një përgjigje të caktuar, nuk të lë të bësh sipas qejfit
Vokshi -Boll o Plarent, të dërgoi njeri ndonjë mesazh?
Ndreca-Me mesazhe funksionoi ju. Keni bërë tre herë të njëjtën pyetje
Vokshi -Mbarove?
Ndreca-Mua mos më thuaj mbarove, se mbaroj kur të vendos unë
Vokshi -Mos u shqetëso
Ndreca-Nuk shqetësohem, shqetësohem vetëm për mosrespektim ndaj dëshmitarëve. E thërrasim të na ndihmojë dhe e përdhosim
Vokshi -Nuk qenka mirë ky sot
Ndreca-Lëreni more të flasë, e kuptoni dallimin mes jush dhe ne? Ne nuk ndërhyjmë në asnjë moment
Vokshi -Ti po dhunon, jo po ndërhyn por po dhunon
Ndreca-Shko lexo ligjin dhe kodin
Vokshi -Ëhë
Ndreca-Ëhë, ëhu janë pasthirrma që nuk i shkojnë kryetares së Komisionit, nuk janë argument