Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për një kërkesë për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë, Tirana zyrtare ka kërkuar zyrtarisht që ligji që është në fuqi të zbatohet plotësisht.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun Afrim Gashi se cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.
“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.
Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, tha Spiropali.