Policia njofton se Komisariati i policisë nr. 1 në Tiranë ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Më datë 08.04.2016 rreth orës 03:10, në Bulevardin “Zhan Dark”, është kapur personi në kërkim ndërkombetar shtetasi: Armir Martini, 44 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Trafik narkotikësh ”.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi Gjykata e Brescia, Itali me vendimin e Shtatorit 2007, e ka dënuar me 5 vjet heqje lirie për Veprën Penale “Trafik i Lëndëve Narkotike” parashikuar nga neni 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian, dhe neni 73(1-6) te Aktit të Drogës nr. 309/90.
Shtetasi Armir Martini aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit.