Polumbarët e RENEA-s po punojnë për nxjerrjen nga liqeni i Shkodrës të helikopterit që u rrëzua dy ditë më parë.
Në operacion marrin pjesë edhe ushtarë dhe punonjës policie të qarkut të Shkodrës.
Siç duket në foton e mësiperme, polumbarët e RENEA “po ngrohen në diell”, teksa bëhen gati për t’u zhytur në liqenin e Shkodrës, për të bërë të mundur nxjerrjen nga uji të helikopterit ushtarak, i cili do t’i nënshtrohet kontrolleve për të mësuar shkakun që çoi në rrëzimin e tij.