Kryeministri Edi Ramandodhet në New York, ku ka mbajtur edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Rama, gjatë zhvillimit të seancës plenare në OKB, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku është ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Rama shprehet se duhet të jemi krenarë për Shqipërinë, duke shtuar se vizioni për Shqipërinë 2030 vazhdon.
Ndërkohë agjencitë turke kanë zbardhur edhe qendrimin e Erdogan në lidhje me këtë takim.
Sipas “Anadolu Agency” Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.
Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.
Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.
/a.r