Kancelari austriak, Werner Faymann, ia tha në sy kryeministrit italian Matteo Renzi më 12 shkurt: “Në Brennero do të rikthejmë kufirin”. Bashkimi Europian ishte parlajmëruar shtatorin e shkuar: Do të bëjmë gjithçka pa dhunuar Traktatin e Shengenit. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, kishte bërë të ditur edhe tavanin e pranueshëm për Austrinë, 37.500 azilkërkues më 2016. Por këtë shifër Viena është e bindur se e ka arritur pas vetëm tre muajve, kështu që tani vijnë ultimatumet: “Austria ka pritur 120 mijë refugjatë, tani do të mbyllim gjithçka me ushtri”. Në një popullsi 8.5 milionë banorë shifra përbën vetëm 1.4 përqind.
Në Brennero, përveç 100 policëve kanë mbërritur edhe 100 ushtarakë. Për kontrollin e blloqeve në gjithë harkun alpin, qeveria ka angazhuar 992 rezervistë, prej tyre 206 vullnetarë të një milicie të bashkuar me një batalion gjahtarësh.
Janë vendosur në kufirin slloven, në Stiria e Sillian. Janë 12 pika hyrjeje në Austri për t’u mbrojtur dhe vetëm në kufirin me Italinë shpërndahen në 430 kilometra. Dhe gjatë këtyre orëve, heqja e 100 njerëzve nga disa pika të kontrolluara me Slloveninë, ku situata është kthyer në nivelin standard, duke duket se ky personel do të vendoset në pikën e kalimit në Brennero.
Aspirantët vullnetarë austriakë shtohen çdo ditë, duhet të jenë të disponueshëm për 60 ditë, me pagë 2.770 euro në muaj. Vijnë nga të gjitha anët e Austrisë. Për momentin, shpërbimi është parashikuar deri më 29 prill.