Flamingot janë rikthyer edhe për këtë sezon në liqenin e Pogradecit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Pogradecit, i cili është kthyer në ndalesën e radhës së flamingove.
Vitet e fundit flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.
Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur.
Në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavasta.
Prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror.