Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira në shtim pasdite në jug dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/24°C
– Zonat e ulëta 14/30°C
– Zonat bregdetare 16/28°C
Kosova për dt. 22 Shtator 2024 do të ketë kthjellime dhe vranesira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C –12°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë 23 Shtator 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, në mbrëmje reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/23°C
– Zonat e ulëta 14/28°C
– Zonat bregdetare 16/28°C