Tre automjete janë shkrumbuar sot si pasojë e flakëve në doganën e Hanit të Hotit.
Mësohet se bëhet fjalë për makinën e drejtorit Elidon Beli, makinën e një inspektori dhe një automjet të bllokouar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk përjashtohet pista e hakmarrjes për shkak të detyrës.
Dje, policia tha se 19 makina luksoze të hyra ilegalisht nga Hani i Hotit u bllokuan.