Një grua e re shqiptare në Itali, e cila ka punuar si prostitutë, është gjobitur me dhjetë mijë euro, për akte të turpshme në vende publike. Identiteti i saj nuk është bërë i njohur, por raportohet se e ka ushtruar profesionin në zonën e Firences.
Kjo thuhet në një deklaratë për shtyp të bashkisë që informon për atë që ka ndodhur sot në mëngjes në gjykatën në Firence, ku u paraqit shqiptarja, pasi u denoncua nga policia bashkiake në dhjetor të vitit 2013.
“E dyshuara, – thuhet në deklaratë, – nuk ka qenë e dënuar që nga janari i këtij viti për akte të turpshme në vende publike e cila nuk është më një krim, por është transformuar në gjobë administrative.
Të gjitha aktet e procesit, për këtë arsye, janë dërguar në prefekturën e Firences që do të merret me personin në fjalë që të sigurohet për të paguar një gjobë prej 10 mijë euro në favor të shtetit”.