Bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në një parcelë kanabisi në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës.
Bimët e kanabisit, 462 të tilla, u konstatuan gjatë monitorimit me dronë nga ajri.
Në lidhje me këtë rast, policia arrestoi 36-vjeçarin P.Rr. i cili po kujdesej për bimët narkotike.
Kanabisi u asgjësua me anë të djegies nga policia.
Kryeplaku i fshatit Hajmel, F.K. 69 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin M. N., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/a.r