E shtuna e kësaj jave do të jetë një ditë pastrimi masiv në bregdetin shqiptar nga veriu në jug.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se kjo nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit do të angazhojë bashkitë bregdetare, shkolla, qytetarë e grupe vullnetare në plazhin e Velipojës, Kunes, Hamallajt, Divjakës dhe Nartës.
Sipas Ramës, ky aksion është edhe kurorëzim i një pune këmbëngulëse të bërë gjatë gjithë sezonit veror për plazhe të pastra.
/a.r
Duhet pastruar mirë, kompleksi Xixa në Golem, ngjitur me FaFa-në e re, mbasi kanë shpërthyer ujrat e zeza tek hotel LYDEN, si dhe derdhet uji i pijshëm nga kazanët ngjitur me këtë hotel.