Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka reaguar pasi bashkëshortja e Sali Berishës, Liri Berisha dhe vajza e tyre Argita Malltezi morën pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, dhe injoruan personat e shumtë që po prisnin e hynë pa radhë.
Ndërsa publikoi një foto në Facebook, ku vihet re se krah Argita Malltezit dhe nënës së saj ishte dhe djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha, Baze shkruan se ai po i shihte i habitur që bënë sikur nuk e njohën, ndërkohë që dikur dy familjet shëtisnin bashkë në një varkë në Liqenin e Pogradecit.
“Ndërsa Liri Berisha dhe vajza e saj hyjnë pa radhë në funeralin e Gert Bogdanit, djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha gjendet në krah të tyre dhe i shikon paksa i habitur që nuk e përshëndesin.
Tani janë të dyja familje të rëna nga vakti, ndërsa dikur shëtisnin bashkë në një varkë në Liqenin e Pogradecit. Ndryshimi është se tani Djali i Enverit pret ne rradhe, ndërsa vajza e Saliut edhe per homazhe shkon pa rradhe”, shkruan Baze.
/a.r