Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu ne pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim 7 m/sek. Valëzimi do te jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
-Zona malore 11-19 °C
-Zona e ulet 14-24 °C
-Zona bregdetare 16/26 °C
Kosova për datën 19 shtator do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë pasdites. Temperaturat do te jenë 11-14 gradë celcius minimalet dhe 18-21 gradë celcius maksimalet.
E premte 20 shtator
Dita e premte në vendin tonë do të karakterizohet nga mot me kthjellime, vranësira në shtim si dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.
Era do të jetë veriperëndim 7 m/sek dhe dallgëzim i forcës 3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
-Zona malore 10-19 °C
-Zona e ulët 14-24 °C
-Zona bregdetare 14 -25 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari