Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur kundër shpenzimeve të mëdha për ceremoninë e presidentit Hashim Thaçi. Kryebashkiaku i kryeqytetit e ka cilësuar si ofendim koston 1 milion euro për inaugurimin e presidentit, në një kohë kur vendi është në varfëri.
“Një milion euro për ceremoninë e inaugurimit? Në këtë nivel të varfërisë kjo është ofendim. Mos ka edhe afterparty?”, shkruan Ahmeti në Twitter.