Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të bukur me lajmin e projekteve fituese të të parit konkurs ndërkombëtar për godinat e reja të administratës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve përfiton në rolin e pronarit 4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale.
Në këtë mënyrë, kryeministri thekson se do të krijohet një platformë e re zhvillimi e pronës publike sipas modeleve më të mira europiane, si dhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030.
Pas prezantimit të projekteve nga 10 studiot pjesëmarrëse në konkurs, juria shpalli edhe fituesin në garën për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve.
/a.r