Një euro më e dobët ka bërë që për të pestin muaj radhazi eksportet të vijojnë ecurinë rënëse, duke realizuar më pak fitime. Në muajin gusht prodhimet shqiptare të shitura në vendet e tjera sollën një fitim prej 22 miliardë lekë. Niveli më i ulët në 2 vitet e fundit.
Instituti i Statistikave në raportin e përmuajshëm tregon se në këtë rënie ka ndikuar minerale, lëndë djegëse, tekstile dhe këpucë dhe kryesisht materialet e ndërtimit. Nga ana tjetër blemë 3 herë më shumë mallra nga jashtë seç shitëm. Nevoja për të plotësuar konsumin e brendshëm si pasojë edhe e turizmit, bëri që të importojmë më shumë ushqime e pije. Më pak mallra dërguam drejt Italisë, Kosovës dhe Greqisë në muajin gusht ndërsa blemë më shumë nga Italia, Kina e Turqia.
Për shkak të rënies së eksporteve dhe rritjes së importeve në gusht muajin e kaluar, defiçiti tregtar rezultoi në 47 miliardë lekë.