Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për drogimin e bashkëshortes së tij në mënyrë që të ishte e pavetëdijshme ndërkohë që dhjetëra burra abuzonin seksualisht me të për më shumë se 10 vjet, ka pranuar sot fajësinë.
Duke iu referuar 50 të bashkëpandehurve që akuzohen për përdhunimin e tashmë ish-gruas së tij Gisele, Pelicot tha: “Unë jam një përdhunues si të tjerët në këtë dhomë. Ata të gjithë e dinin situatën, nuk mund të thonë të kundërtën”, tha ai.
Ndërkohë për ish-gruan e tij, Pelicot tha se ajo nuk e meritonte atë që kishte ndodhur.
“Isha shumë i lumtur me të”, tha ai në gjykatë.
Xhisiela, së cilës iu dha mundësia të përgjigjej menjëherë pas kësaj, u shpreh se ishte shumë e vështirë për të që të dëgjonte të tilla gjëra, të shkaktuara nga një burrë me të cilin kishte ndarë jetën për rreth 50 vite.