Organizata për të drejtat e njeriut, Human RightWatch (HRW) u ka bërë thirrje forcave irakiane për të lejuar që ndihmat të hyjnë në qytetet e mbajtura nga Shteti, si Fallujah, ku mijëra banorë po përballen me mungesa akute të ushqimit dhe ilaçeve, raporton Reuters.
Banorët e Fallujah po bëjnë supë nga bari dhe po përdorin miell me datë të skaduar për të bërë bukë, tha HRË në një raport.Ushqimi, kur është në dispozicion, kushton deri në 50 herë më shtrenjtë se çmimi normal.
“Populli i Fallujah janë të rrethuar nga qeveria, të bllokuar nga Shteti Islamik, dhe janë të uritur,” tha Joe Stork, zëvendës i HRW për Lindjen e Mesme.
“Palët e përfshira në luftë duhet ta bëjnë të mundur që ndihmat të arrijnë tek popullsia civile”, tha ai.