Mercedes C Class është pak vjet i vjetër, por kjo nuk e ka ndalur kompaninë gjermane që të punojë në versione të reja të klasës së njohur.
Së fundmi është fotografuar gjatë testimeve një prototip në të cilin shihen pak dallime nga parardhësit.
Ndryshimet më të mëdha priten në akse dhe në sistemin e brendshëm dhe dizajn të ri në interier.Sa i përket motorëve, Mercedes C Class ofron motorin 2.0-litërsh me 241 kuajfuqi, motorin 3.0-litërsh me 362 kuajfuqi dhe motorin 4.0-litërsh me 469 dhe 503 kuajfuqi.
Modeli i ri Mercedes C Class pritet të lansohet në fund të vitit të ardhshëm.