Militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 300 punëtorë të çimentos në një hapësirë një pjesën verilindore të Damaskut, ku militantët e kanë ndërmarrë një sulm kundër forcave të qeverisë këtë javë, ka raportuar Televizioni shtetëror i Sirisë.
Punëtorët dhe kontraktorët e kompanisë, Al Badia Cement, janë rrëmbyer afër qyteti Dumeir, ndërsa punëdhënësi i tyre e ka humbur kontaktin me ta, ka raportuar ky televizion, duke e cituar ministrinë e industrisë.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e tij të vëzhguesve në Siri, më herët ka raportuar se 150-250 punëtorë janë zhdukur prej se militantët e Shtetit Islamik e kishin filluar një sulm kundër një fabrike më 5 prill.