Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT) në Shqipëri ka dhënë lejen për zbatimin e projektit të Doganës së përbashkët Shqipëri – Kosovë, me financim të Komisionit Evropian.
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Tiranë që merret me sektorin e investimeve, Adem Duka, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” se dhënia e lejes do t’i hapë rrugë fillimit të punimeve për doganën e përbashkët.
Ndërkohë që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shpallur prej më shumë se dy muajsh kompaninë fituese që do të ndërtojë Doganën e përbashkët Shqipëri – Kosovë në Morin të Kukësit. Ajo do të jetë kompania shqiptare “Vega”. Në bazë të kontratës punimet do të përfundojnë 18 muaj nga lidhja e kontratës.
Dogana e Përbashkët Shqipëri – Kosovë që do të ndërtohet në Morin të Kukësit dhe në një të ardhme të afërt do të jetë dogana më e madhe në Shqipëri, pasi kjo doganë do t’i shërbejë edhe Serbisë, pas ndërtimit të rrugës Nish – Prishtinë – Durrës