Ishin tre pikë mëse të nevojshme.
“Djajtë e Kuq” të Manchester United janë kthyer me një fitore të madhe në kampionat, teksa mundën me rezultatin e thellë, 3-0, “Shenjtorët” e Southampton, duke i shuar disi zërat për krizën te “gjigantët” e futbollit anglez dhe për largimin e Erik ten Hag.
I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte mbrojtësi De Ligt në minutën e 35’-të, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë ishte Rashford i cili dyfishoi shifrat.
Në fraksionin e dytë të lojës, United arriti të administronte mjaft mirë lojën dhe në minutën e 96’-të, Garnacho “vulosi” fitoren e tthellë të skuadrës së tij, e cila rikthehet te tre pikët, pas humbjeve ndaj Brighton e Liverpool.