Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Duke folur në një video-konferencë për mediat nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, pasi ndodhet prej muajsh në arrest shtëpiak Berisha u shpreh se nuk është ai që vendos se cili do të jetë fati politik i Argita Malltezi.
Megjithatë, ai nuk përjashtoi faktin që nëse e bija e tij ka këtë ambicie atëherë sipas tij primaret janë të hapura për të garuar që të bëhet pjesë ose jo e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme.
“Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezit, atë s’e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo”, tha Sali Berisha.
/a.r