Kryevepra botërore “Fausti” është premiera që do të hap perdet e skenës së Teatrit Kombëtar në këtë sezon artistik.
Shfaqja vjen si bashkëpunim me teatrin e Sardenjës dhe regjisorin Italian Davide Iodice.
Teatri Kombëtar do të vij dhe me risi gjatë këtij sezoni. Titrimi i shfaqjeve në gjuhë të huaj synon të afrojë turistët e huaj në dyert e teatrit shqiptar.
Ndonëse interesi për prodhimet e teatrit nuk mungon, për Altin Bashën mbetet nevojë e menjëhershme shtimi i hapësirave teatrore në kryeqytet.
“Tirana ka nevojë akute për më shumë hapësira teatrore. ne kemi tanimë një hartë aktive të iniciativave të pavarura në fuishën e teatrit dhe janë të mirëpranuara nga publiku. sigurisht produktet e tyre kanë tendencën të jenë më komerciale por kjo nuk besoj se përbëjnë ndonjë rrezik dramatik për spektatorin dhe teatrin shqiptar”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha.
Ndërkombëtarizimi i teatrove është qëllimi i këtij sezoni artistik, i cili përmes një programi të quajtur “showcase” do të bëj bashkë mbi 50 regjisorë, dramaturgë nga vende të ndryshme për t’u njohur me teatrin dhe krijimtarinë shqiptare.
/a.r