Punonjësit e prodhuesit të avionëve “Boeing” do të hyjnë në një grevë për herë të parë që nga goditja financiare globale, duke shtuar në këtë mënyrë më shumë presion mbi kompaninë e “zhytur” në probleme.
Stafi i “Boeing” u largua të premten pasi 95% e anëtarëve të sindikatës votuan për të refuzuar një ofertë të re kontrate nga kompania, megjithëse drejtuesit e sindikatave mbështetën marrëveshjen dhe e quajtën atë kontratën më të mirë që kanë negociuar në historinë e tyre.
Grevat që zgjasin 30 ditë mund t’i kushtojnë kompanisë 1.5 miliardë Dollarë, sipas analizës nga Banka Amerikane e Investimeve.
Punëtorët refuzuan rritjen prej 25% gjatë katër viteve pasi sindikatat kishin kërkuar një rritje pagash prej 40%. Stafi me pagë më të ulët do të merrte një rritje më të madhe. Rreth 7,500 punonjës do të kishin parë rritje të pagave me 45% me 5,000 punëtorë të tjerë në radhë për një rritje prej 53%.