Ylli Manjanit, që në studio dhe mitingjet e Sali Berishës shfaqet si mbështetësi këtij të fundit, sot paradite i eshte dashur te nderroje rolin.
Nen cilesine e avokatit te Pëllumb Gjokës, Manjani ka mohuar akuzat e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, se Gjoka ishte ai që emëronte drejtuesit e policisë në Shkodër me anë të aplikacionit SKY ECC.
“Jam habitur të them të vërtetën, sepse Gaz Bardhi është jurist dhe e di shumë mirë rëndësinë e fjalës. Të dalësh në televizor, në Parlament dhe të thuash që kodi filan lidhet me dikë, në këtë rast me Pëllumb Gjokën, është kurajo shumë e madhe. Unë mund t’ju them kaq: në dosjen hetimore, përtej deklarimeve të Pëllumb Gjokës, i cili ka mohuar të jetë përdorues i aplikacionit SKY ECC, nuk ka asnjë element dhe absolutisht asnjë gjurmë që të lidhë kodin PIN që deklaroi pa përgjegjshmëri zoti Bardhi me personin. Ky është thelbi”, tha Manjani.
Akovati tjetër i Gjokës i bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë Gazmend Bardhin për publikim të sekretit hetimor: “Si ka mundësi që në Parlament qarkullojnë prova të cilat janë ende sekret? Seanca që po zhvillohet është sekret shtetëror. Unë i ftoj organet e drejtësisë që të veprojnë, siç do të vepronte për këdo tjetër”.
/a.r